Mourinho bën parashikimet për Euro 2024, tallet keq me ish-klubin e tij

6 Qershor 2024
14:51
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho ka thumbuar Tottenham-in, ish-klubin e tij, teksa bëri parashikimet për Euro 2024.

Mourinho beson se kapiteni i Anglisë, Harry Kanedo të jetë fituesi i Këpucës së Artë, duke e quajtur atë një “lojtar fantastik dhe të kompletuar”.

Kane sapo ka lënë pas një sezoni rekord me 44 gola në sezonin e tij debutues me Bayern Munich.

Ai nuk ishte në gjendje të fitonte më në fund një trofe pasi Bayer Leverkusen fitoi Bundesliga-n, me Mourinhon që ka thënë se e vetmja gjë që i mungon Kane është një trofe.

Dhe pasi e ka drejtuar atë te Spurs, ai nuk mund t’i kursente një thumbim ish-klubit të tij, që e shkarkoi atë para finales së Carabao Cup kundër Manchester City në 2021.

“Kane ka shënuar gola për Tottenhamin dhe Anglinë dhe nuk kisha dyshime se ai do të shënonte gola për Bayernin”, tha Mourinho.

“Harry është një lojtar fantastik, i kompletuar që shënon gola nga çdo pozicion, por nuk është egoist – ai jep asiste, kthehet mbrapa, ndërton lojën, bën presing, mbron. E vetmja gjë që i mungon është të fitojë një trofe.

“Ai ishte lojtari im te Tottenham dhe unë do të fitoja një me të, por u shkarkova gjashtë ditë para finales”.

Në lidhje me kombëtaret favorite për të fituar Euro 2024:

“Nuk dua të them se Portugalia është skuadra më e mirë, por Spanja, Franca, Anglia, Gjermania nuk janë më të mira.

“Problemi më i mirë për një trajner është të zgjedhë se kë do të luajë, sepse ka dy mbrojtës të mëdhenj të djathtë, dy të majtë të mëdhenj, dy mesfushorë të mëdhenj pozicionalë – dhe unë them dy vetëm sepse ka një skuadër prej 23 lojtarësh, por atje janë më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit