A mund të jetë e ardhmja e José Mourinho në Turqi? Ditët e fundit, vëmendja e ekipeve më të mëdha të Turqisë është zhvendosur në përpjekje për të sjellë ish-trajnerin e Romës në Stamboll. Një nga kandidatët për presidencën e Fenerbahce, në lidhje me këtë çështje konfirmoi interesimin.
“Fenerbahce duhet të konkurrojë me trajnerë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha. Një luftë që duhet të jetë brenda dhe jashtë vendit. Një klub si ky duhet të jetë lider në Turqi dhe të jetë i suksesshëm në Evropë, të paktën të luajë një finale. Ne punojmë për këtë. Javën e kaluar takova Mourinho për 2 orë dhe në fund i thashë se Fenerbahçe ka nevojë për atë ashtu sikurse ai kevojë për këtë klub. Ai e mirëpriti propozimin në mënyrë të favorshme, negociatat janë duke u zhvilluar”, tha më tej kandidati për postin e rpesidentit të Fenerbahce.
Më tej, ai shtoi: “Nëse zgjidhem president i Fenerbahçes, do të emëroj Mourinho trajner sepse nuk dua që fëmijët të jenë më të trishtuar. Duhet një operacion i madh, ne do të rekrutojmë lojtarë në përputhje me dëshirat e tij. Ai e pa ndeshjen kundër Konyaspor dhe u gëzua. Edhe ai punon për të ardhmen e tij”.
Ekipi tjetër pretendent për Mourinho është Besiktas. Z.presidenti i këtij klubi, Hüseyin Yücel tha se kishte kontaktuar tashmë me portugezin. “Ne kontaktuam Jose Mourinho një muaj më parë dhe ai e mirëpriti ofertën tonë. Tashmë kemi rregulluar detajet financiare dhe javën e ardhshme do të shkojmë në Itali për t’u takuar ballë për ballë. Nëse gjejmë marrëveshje me Mourinho pastaj do ta këshillojmë që të përfshijë në staf Ricardo Quaresma”, deklaroi për “Sporx”.