Mourinho e akuzoi për Eriksen, ja përgjigja “me spec” e Conte

18 Janar 2020
15:07
Alfred Lleshi
back button

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Lecce, Antonio Conte u kujdes të shuante një polemikë të mundshme me Jose Mourinho. Trajneri portugez e akuzoi atë, një ditë më parë, se kishte folur për Eriksen: “Ne e njohim njëri-tjetrin, me José nuk kam asnjë problem. Administrimi (interesimi për dikë, në kohë merkatoje) është krejt normal”. Lidhur me largimet e mundshme në merkato, pasi thotë që Vecino nuk është i disponueshëm, trajneri zikaltër shpjegon: 

“Dera ime është gjithmonë e hapur. Unë i dëgjoj shqetësimet e ndryshme të lojtarëve dhe ndonjëherë duhet të bie dakord me to. Shkëmbimi Politano-Spinazzola? Nuk u realizua dot, edhe pse ishte bërë një zgjedhje teknike. Pra, lojtarët ishin dakord. Megjithatë, në kësi rastesh ndodhin edhe gjëra të papritura. Matteo ishte tashmë me kokën në Romë, dëshironte ta kishte këtë përvojë. Kemi edhe 12 ditë në dispozicion për të parë dhe zgjidhur situatën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit