Mourinho e ka refuzuar PSG-në: arsyeja është e bujshme

20 Maj 2023
19:32
Denis Hakanaj
back button

Siç e dinë mirë tifozët e Romës, emri i Special One është përmendur shpesh për një transferim te Paris Saint-Germain, me drejtuesit parisien që e kanë identifikuar Mou si zëvendësuesin ideal të Christophe Galtier.

Sipas zërave, në fakt, PSG nuk do të ishte i kënaqur me punën e trajnerit dhe në veçanti nuk i ka pëlqyer eliminimi në Champions League nga Bayern Munich.

Megjithatë, sipas faqes së internetit Le10Sport.com, nuk do të kishte negociata për të sjellë Mourinho-n në Paris.

PSG, për momentin, do të vlerësonte mundësinë e vazhdimit me Christophe Galtier, kontrata e të cilit skadon në qershor 2024.

Drejtuesi Luis Campos nuk është në kontakt me Special One, as me menaxherin e tij Jorge Mendes, prandaj hipoteza e transferimit të portugezit në Paris nuk do të kishte asgjë konkrete.

Madje gazeta Le Parisien pretendon se nuk ka nisur asnjë negociatë mes PSG-së dhe Mourinhos, duke shtuar edhe një detaj mjaft interesant.

Sipas Le Parisien, në fakt duket se Luis Campos dhe trajneri aktual i Romës nuk kanë ndërmend të punojnë bashkë.

Të dy njihen prej disa kohësh dhe janë miq shumë të ngushtë, për këtë arsye preferojnë të mos jenë në të njëjtin klub për të mos rrezikuar këtë lidhje të thellë.

Për sa kohë që Luis Campos është te PSG, shanset për ta parë Specialen në pankinën pariziene janë shumë të ulëta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit