Mourinho i bën kërkesën e papritur Bellingham-it pas finales së Champions-it (Video)

2 Qershor 2024
9:38
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho i bëri një kërkesë për transferim Jude Bellingham pasi Real Madrid fitoi Champions League.

Los Blancos fituan 2-0 kundër Borussia Dortmundit në finalen e luajtur në Wembley.

Pasi fitoi titullin e Champions League në sezonin e tij të parë me Real Madrid, Bellingham i kërkoi Jose Mourinhos një foto me nënën e tij, e cila e ka admiruar ish-trajnerin e Los Blancos për vite me radhë. Mesfushori anglez tha:

“I kërkova Mourinhos një foto me mamanë time, ajo e ka adhuruar atë prej vitesh”.

Për këtë, trajneri portugez, i cili aktualisht është në negociata me klubin turk Fenerbahce pasi u shkarkua nga Roma në janar 2024, u përgjigj me shaka:

“Tani duhet të vish te Fenerbahçe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit