Mourinho i çmend të gjithë: Jam kampioni i 5 ndeshjeve të fundit!

25 Korrik 2020
11:19
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, mbetet një nga më karizmatikët e futbollit botëror. Konferencat e tij për shtyp janë një spektakël i vërtetë dhe kështu ka ndodhur dhe këtë herë. “Spursat” do të luajnë kundër Crystal Palace dhe portugezi mendon se ekipi i tij ka bërë shumë mirë që prej momentit që ka marrë drejtimin.

“Jam i katërti në kampionat, flas që prej kur e kam marrë unë. Erdha kur Tottenhami ishte i 14, 8 pikë pas Arsenalit dhe 12 larg Champions Leagues. Nëse kampionati do të niste në momentin që unë mora drejtimin, jam i katërti.

“Ju mendoni se është keq, ky është opinioni juaj. Nëse doni të qeshni me mua, unë jam kampion në 5 ndeshjet e fundit”, – tha Mourinho. “The Special One” është gjithmonë pikant me deklaratat e tij për mediet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit