Përballja e gjashtë e “Europa League” e pa Fenerbahçen e José Mourinhos duke sfiduar Atheltic Bilbao, ndaj të cilit humbi 2-0. Trajneri portugez ka folur edhe për Nico Williams, një nga protagonistët e ndeshjes:
“Nico është i veçantë, një talent futbolli. Njerëzit në Europian lëvdonin Lamine Yamal, që padyshim është një djalë tjetër i mrekullueshëm, por personalisht preferoj Nico. Ai është një lojtar fantastik. Nuk mund të imagjinohet që një klub turk ta marrë atë, shpresoj të përfundojë te Real Madridi”.
“Special One” ka kujtime nga “San Mamés”: “Ne fituam kampionatin në atë stadium. Nuk ishte një Real Madrid dominues si ai i dhjetë viteve të fundit dhe për mua, në veçanti, kjo kishte shumë rëndësi.
Kam fituar 6 ndeshje kundër Athletic me Real Madridin, nuk ishte aspak e lehtë. Athletic i Bielsa luante një kundër një dhe ne fitonim shumë duele individuale. Kishim Cristiano Ronaldon në moshën 26,27 vjeç, Higuain, Benzema, Di María… Tani është më e komplikuar”.
Mundësitë për të kaluar grupin: “Ndjesia jonë është që do të mjaftojnë edhe 3 pikë të tjera, pra gjithsej 11 pikë, për të kaluar grupin. Duhet të vlerësojmë edhe ‘play-off’-et. Mund të marrim një rezultat të mirë, duke grumbulluar të gjitha pikët e mbetura”.
Humbja në derbi: “Nëse do të luanim 10 ndeshje të njëjta ndaj Besiktas, do të fitonim 8 dhe një do të përfundonte në barazim. Besiktas do të fitonte vetëm një herë”.
Rivaliteti me Guardiolën: “Pep më do dhe unë gjithashtu e dua atë. Nuk është e vërtetë se dua që ai të bjerë nga kategoria, e vërteta është që dua drejtësi. Ekipet e vogla ndëshkohen kur kalojnë limitet e tyre prej 5 ose 10 eurosh.
E kam vuajtur këtë problem të limiteve financiare te Roma, nuk është e drejtë që të mëdhenjtë mund t’iu shpëtojnë rregullave. Gjithçka që dua është drejtësi, nuk ka asnjëherë keqdashje”.