Mourinho i gëzohet përforcimit të parë dhe rrëfen përgatitjen që po kryen me Fenerbahce

3 Korrik 2024
11:08
Telesport
back button

Që kur zuri vendin e tij në stolin e Fenerbahçe, trajneri José Mourinho nuk mund të ishte më i lumtur. Që kur zbarkoi në Turqi, pas një ndarje të keqe me Romën në fillim të këtij viti, gjithçka po shkon mirë me klubin e ri. Së fundi, klubi ka kënaqur trajneri portugez, duke rikthyer Çağlar Söyüncü pas huazimit tek Atlético Madrid.

Jam shumë i lumtur. Falenderoj presidentin sepse ai ishte një nga lojtarët që doja të mbaja. Çağlar ka cilësi që më pëlqejnë shumë si qendërmbrojtës. I kisha thënë tashmë që doja që ai të qëndronte. Ne duam gjithmonë lojtarë që duan të qëndrojnë në klub dhe që janë të përkushtuar”, tha Mourinho

Para se të mbërrija në Fenerbahçe, unë isha i interesuar për të edhe kur punoja te Roma. Doja ta sillja në ekip, por nuk ishte e mundur. Ai e di mirë se çfarë dua unë dhe unë e di mirë se çfarë dëshiron ai, pasi donte të transferohej këtu përgjithmonë”, u shpreh Jose Mourinho për “AS”.

Kampi stërvitor që do të kalojmë në Austri është shumë i rëndësishëm, sepse kemi shumë lojtarë në Europian që i presim. Ata janë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë. Do të bëjmë një punë të mirë, për të patur një skuadër të fortë dhe pretendente kudo që luan”, tha trajneri portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit