Mourinho i ka bërë të gjithë si vetja, krahu i tij i djathë përjashtohet 1 muaj!

3 Shkurt 2023
17:14
Telesport
back button

Pas humbjes në çerekfinale të Kupës së Italisë ndaj Cremonese me rezultatin 1-2, Roma mori një skualifikim të rëndë nga gjyqtari sportiv. Salvatore Foti, ndihmës trajneri i José Mourinhos është skualifikuar per 1 muaj nga drejtesia sportive italiane…

Në njoftimin për shtyp të gjyqtarit sportiv thuhet: “Sepse në minutën e 33-të të pjesës së dytë, duke u ngritur nga pankina, ai iu drejtua zyrtarëve të ndeshjes, duke bërtitur, shprehje ofenduese të përsëritura…

Keto vinin pasi te njejten gje beri edhe ne minuten e 29-te te pjeses se pare duke persertitur gjestin e tij ne kuader te protestave me fjale ofenduese dhe kercenuese ndaj asistenteve te gjyqtarit kryesor…”.

Nje sjellje, ajo e ndihmesit te Mourinhos, qe nuk eshte toleruar nga arbitrat dhe zyrtari i katert. Roma humbi nje mundesi te madhe per te shkuar ne gjysmefinalen e Kupes se Italise pasi ne fakt nese do te kishte kaluar do te gjente Fiorentina-n me pas ne dy ndeshje qe do te percaktonin finalistin.

Gjysmefinalja tjeter e Kupes se Italise do te jete mes Interit dhe Juventusit ne nje derbi te Italise. Dy ndeshje, njera ne Torino dhe tjetra ne Milano, qe do te percaktojne finalistin e finales se madhe qe do te luhet ne Rome. Nga gara sakaq kane dale me heret edhe Milani, Napoli dhe Atalanta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit