Mourinho i nxjerr të kuqen skuadrës së tij: Asgjë nuk funksionoi te Roma, ndeshje e shëmtuar

10 Nëntor 2023
9:33
Telesport
back button

Trajneri portugez Jose Mourinho ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Romës dje në Europa League. Skuadra italiane u mund 2-0 nga Slavia Praga, duke u ndalur pas tri fitoresh. “Ndeshje e shëmtuar, asgjë nuk funksionoi te skuadra jonë “, tha Mourinho.

Slavia e meritoi fitoren, ndërsa ne e merituam humbjen. nuk më pëlqeu asgjë te skuadra jonë. Fola pas ndeshjes me lojtarët, gjë të cilën nuk e bëj zakonisht, por ajo që u tha aty mbetet mes nesh”, u shpreh më tej Jose Mourinho.

Luajtëm aq kaq sa nuk dua të shfrytëzoj faktin se kishim mungesa për t’u justifikuar. Nga ana individuale, shumë pak lojtarë luajtën ashtu sikurse kisha kërkuar, ndërsa shumica ishin në një botë tjetër. Kjo ishte një ndeshje ku kishim disa objektiva”, tha Mourinho.

Trajneri portugez vlerëson vetëm një lojtar: “I prisja këto vështirësi. Lojtari më i mirë dje për ne ishte një 20-vjeçar, Bove, që dy vite më parë nuk ishte as në skuadrën e parë”. Ditën e diel do të luhet derbi Roma-Lazio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit