Mourinho i rrëmben objektivin e merkatos Realit, portugezi ka gati ofertën

6 Dhjetor 2019
9:56
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga lojtari i Ajaxit, Van de Beek. Sulmuesi 22-vjeçar po vazhdon me formën e tij të mirë dhe shumë klube duan shërbimet e tij. Zinedine Zidane pëlqen shumë karakteristikat e lojtarit holandez dhe mund të tentojë ta rrëmbejë që në merkaton e janarit duke parë problemet e disa lojtarëve në mesfushë, me Casemiron që nuk njeh pushim. 

Spanjollët mund të paguajnë deri në 55 milionë euro për Ajaxin, për të lënë të kënaqur dhe drejtuesit holandezë. Lufta për afrimin e lojtarit nuk është aspak e vogël, pasi futbollisti pëlqehet dhe nga Tottenham. “Spursat” duan të gjejnë zëvendësuesin ideal të Christian Eriksen dhe lojtari merr menjëherë një rol lideri në ekip. 

Mourinho duhet të mposhtë konkurrencën e ish-klubit të tij për të shkuar te lojtari i Ajax-it. Tottenhami mund të shfrytëzojë momentin e mendimit të spanjollëve dhe të dërgojnë ofertë zyrtare. Ajaxi mund të ndryshojë linjë dhe të preferojë ishullorët.  

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit