Mourinho: Inter na bëri dy gola qesharakë

5 Dhjetor 2021
8:57
Denis Hakanaj
back button

Pas sfidës me zikaltrit, Jose Mourinho ka komentuar paraqitjen e Roma-s në Olimpico.

“Duke parë mungesat e shumta, nuk kemi patur potencialin sulmues, por Inter ka bërë dy gola qesharakë, të parin dhe të tretin”, ka thënë portugezi.

“Inter është më e fortë se ne dhe ne ishim të limituar nga mungesat,. Tetë lojtarë jashtë janë shumë kundër këtij Inter-i dhe në mbrojtje na mungonin elementë të rëndësishëm.

“Duhet të mendojmë për Spezia-n ku do të jemi pa Zaniolo-n dhe Mancini-n, të dy të skualifikuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit