Mourinho: Jam ambicioz ashtu si 20 vite më parë, nuk jam penduar që erdha te Fenerbahce

4 Tetor 2024
9:04
Telesport
back button

Koha kalon për të gjithë por ka nga ata që kanë të njëjtën ambicie si gjithmonë. Një nga ata është José Mourinho, i cili këtë sezon drejton ekipin e Fenerbahce në Turqi. Trajneri 61-vjeçar u ndal tek mundësia për të arritur triumfin edhe me skuadrën turke, që nisi ta stërvitë në verë pas shkarkimit nga Roma.

Fitova Champions League me Porto 20 vjet më parë, por dy vjet më parë fitova Conference League me Roma. Pra, nuk mund të thuash që 20 vjet më parë isha ambicioz dhe tani nuk jam më ambicioz. Të jesh në Fenerbahce më ka bërë të jem edhe më shumë ambicioz për të ardhmen”, tha Mourinho.

Më tej, portugezi shtoi: “Vetë klubi është ambicioz edhe nëse kushtet për të arritur objektivat e tij janë jashtëzakonisht të vështira. Kam të njëjtin zjarr, të njëjtën ambicie. Unë ende bëj gjërat e mia emocionale, ende marr kartonë të verdhë. Përveç pamjes sime së jashtme, asgjë nuk ka ndryshuar”.

“Special One” e di se Fenerbahçe duhet të kapërcejë pengesa të vështira për të mund të përsërisë atë që ka bërë diku tjetër: “Fenerbahçe dëshiron të fitojë trofe. Në Turqi kemi kundërshtarë të mirë. Edhe në Europa League niveli i kundërshtarëve është shumë i lartë. Ne kemi shtatë ndeshje për të marrë pikët që na duhen për t’u kualifikuar”.

Mou është fokusuar në projektin: “Kur përqafon një klub, e përqafon atë me forcë. Nuk mund të them se është më e rëndësishme të fitosh kampionatin spanjoll me Real Madrid se sa kampionatin turk me Fenerbahçe. Nuk ka dallim. Nuk jam penduar që erdha këtu dhe jam i fokusuar në atë që duhet të bëj në klub”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit