Mourinho mbetet “The Special One”, tregon arritjen më të madhe në karrierë

21 Shkurt 2020
15:44
Eraldo Harlicaj
back button

Jose Mourinho jo më kot e ka marrë epitetin si “The Special One”. Tekniku portugez ka lëshuar një batutë të fortë pas humbjes me Leipzigun në Champions League dhe ndeshjes së radhës në kampionatin anglez. 

Ai mendon se nëse do të arrijë të kapë vendin e katërt me Tottenhamin këtë sezon në Premier League do të jetë arritja më e madhe e karrierës së tij. Numri një i stolit e thotë diçka të tillë bazuar te problemet e shumta që ka skuadra me dëmtimet. 

“Spursat” nuk kanë në gjendje kapitenin Harry Kane dhe sulmuesin Son, praktikisht ekipi anglez është pa sulm. Dy lojtarët kryesorë do të mungojnë gjatë. Një problem i madh për teknikun portugez që duhet t’i kthejë rezultatin jashtë fushe Leipzigut.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit