Mourinho me merkato të çuditshme, do “dështakun” e Manchester United

20 Shtator 2020
9:05
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, afroi dy futbollistë shumë interesantë nga skuadra e Real Madridit. Gareth Bale u huazua për një vit nga madrilenët, ndërsa Sergio Reguilon u ble përfundimisht nga “Spursat”.

Numri një i stolit nuk do të ndalet me kaq, sepse së fundmi do dhe lojtarin e Manchester United, Jesse Lingard. Ky i fundit nuk bën më pjesë në planet e “Djajve të kuq” dhe dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Mourinho e do sepse 27-vjeçari ka eksperiencë dhe e njeh mirë Premier League. Ai mund të rilindë te rivalët e United, ndërsa të kuqtë mund të fitojnë 30 milionë euro.
Shifër e përballueshme nga Tottenham që nuk dëshiron të humbasë terren me kryesueset.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit