Mourinho: Ndërruam portat para ndeshjes, ishin 5cm më të shkurtra

25 Shtator 2020
8:54
Telesport
back button

Trajneri Jose Mourinho, ka deklaruar se para ndeshjes që Tottenham fitoi 3-1 ndaj Shkëndisë në Europa League, ka patur një problem me portat e fushës në stadiumin “Proeski Arena” të Shkupit. Ai rrëfen se portierët e tij i thanë se ato janë më të shkurtra se normalja, çka detyruan organizatorët t’i ndërronin ato.

Pas ndeshjes, Mourinho postoi edhe një foto në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, ku duket se po bën vetë matësin e lartësisë së portës. “Kujtova se isha rritur, por kuptova se portat ishin 5 centimetra më të shkurtra”, shkruan Mourinho.

Para ndeshjes u krijua një situatë qesharake, pasi portierët e mi këmbëngulnin se portat ishin më të shkurtra. Ata kalojnë orë të tëra në portë dhe e kuptojnë këtë gjë. Shkova vetë dhe i kontrollova dhe e pashë që ishin më të shkurtra. Unë nuk jam portier, por e njoh futbollin që kur isha fëmijë dhe kur zgjat krahët te porta e di distancën e portës. Lajmëruam delegatin e UEFA-s dhe më pas portat u zëvendësuan me përmasat reale”, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit