Mourinho nuk dorëzohet. Lojtarin e injoruar te Barcelona dëshiron ta ketë te Fenerbahce në janar!

15 Tetor 2024
19:43
Telesport
back button

Ai ishte i destinuar të bëhej Messi i ri, por në kohën mes lëndimeve dhe vështirësive Ansu Fati humbi pak dhe u fut ne nje tunel deri tani pa dalje. Megjithatë, ekziston ende dikush që i kujton mirë cilësitë e tij të shkëlqyera dhe ky është Jose Mourinho. Interesi i Special One për sulmuesin e majtë të Barcelonës në fakt nuk është risi, bën të ditur gazeta AS.

Një kthim prapa. Interesmet nga trajneri portugez mbërritën qe kur Special One u përpoq në çdo mënyrë të bindte Ansu Fatin të nënshkruante me Fenerbahce verën e kaluar, por nuk arriti ta bindte atë.

Megjithatë, sipas asaj që u zbulua nga mediumi spanjoll, klubi turk tani do të ishte më i sigurt dhe do të shihte shumë më shumë shanse për të marrë po nga 21-vjeçari spanjoll.

Për momentin Ansu Fati ka luajtur 51 minuta me fanellën e Barcelonës, nën drejtimin e Hansi Flick. Për më tepër, konkurrenca është intensive dhe e pamëshirshme, kështu që ai mund të konsiderojë mundësinë e një eksperience të përkohshme diku tjetër për të fituar minuta që nuk i ka te Barça.

Duhet pak vazhdimësi dhe vetëbesim, duke pasur parasysh dëmtimet që e kanë shkatërruar. Dhe përvoja e tij e fundit në Brighton është dëshmi e dëshirës së tij për t’u kthyer në qendër të vëmendjes. Në çdo rast, një lëvizje te Fenerbahce – lexojmë – do të ishte e pashmangshme, veçanërisht nga drejtori sportiv Mario Branco i cili do të kontaktojë agjentin e Ansu Fatit për merkaton e dimrit!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit