Mourinho nuk e grumbullon, mesfushori i Spurs pranë kalimit te Reali

17 Shtator 2020
8:28
Telesport
back button

Mesfushori Dele Alli nuk është grumbulluar nga trajneri Jose Mourinho në ndeshjen që Tottenham do të luajë në Europa League ndaj Lokomotiv Plovdiv. Me shumë gjasa, mesfushori 24-vjeçar anglez do të lërë skuadrën në fund të kësaj jave.

Sipas “Telegraph”, Dele Alli pritet të shkojë te Real Madrid, si pjesë e marrëveshjes që do të sjellë në Angli sulmuesin uellsian Gareth Bale. Edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, atë që Spurs humbi 0-1 me Everton, Alli luajti vetëm 45 minuta.

Trajneri Mourinho e zëvendësoi mesfushorin e talentuar në fund të pjesës së parë. Edhe pse është në formë të mirë fizike, trajneri portugez nuk e grumbulloi lojtarin për ndeshjen e radhës në Europa League, shenjë që tregon se Dele Alli do të largohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit