Ish-trajneri i Mançester United, Jose Mourinho, i cili aktualisht është trajner i Fenerbahçes, ka paralajmëruar ish-klubin e tij.
Të dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në Europa League në Stamboll këtë të enjte.
Sipas gazetarit të njohur sportiv David Wheeler i Daily Mail, Mourinho ka thënë se United nuk mund të ndihet i frikësuar nga Fenerbahce, por do të gabonte nëse do ta merrte lehtë këtë ndeshje.
“Unë nuk jam trajner i Manchester United dhe nuk shoh ndonjë arsye që ata të ketë frikë nga Fenerbahce, por nëse ata mendojnë se do të jetë e lehtë, do të ishte një qasje e gabuar”.
Mourinho ishte ndër të paktët trajnerë të suksesshëm që Manchester United kishte pas largimit të Sir Alex Ferguson dhe i shërbeu klubit nga 2016 deri në 2018.
Pasi u lirua nga detyrat e tij, 61-vjeçari drejtoi Tottenham-in dhe Roma-n përpara se të transferohej në Turqi.
Arritja më e madhe e Mourinhos me Manchester United ishte fitimi i Europa League në sezonin 2016-17. Ai gjithashtu fitoi Kupën e Ligës dhe Superkupën e Anglisë gjatë kohës së tij në Old Trafford.