Mourinho: Po të isha si ai, do të largohesha nga Seria A. Inter? Duhet të shpikim një ekip

2 Dhjetor 2021
14:58
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho i ka dhënë një këshillë Nicolo Zaniolo-s gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas humbjes së pësuar kundër Bologna-s në kampionat:

“Po flas kundër vetes, por po të isha Zaniolo, do të mendoja të mos qëndroja për një kohë të gjatë në Serinë A. Më vjen keq për të që duhet të durojë kaq shumë faulle”, ka thënë portugezi.

Roma do të kthehet në fushë të shtunën për t’u përballur me Inter-in, një ndeshje për të cilën Mou nuk do të ketë në dispozicion mes të tjerëve dhe Abraham me Karsdorp, të dy të skualifikuar:

“Do të duhet të shpikim një skuadër për të shtunën”, ka thënë Special One.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit