Pas një jave të vështirë, me disa humbje radhazi, në Champions League, kampionat dhe një eliminim nga Kupa e Gjermanisë, skuadra e Borussia e Dortmund më në fund buzëqesh. Në sfidën e fundit në Bundesliga, mundën 2-1 Leipzig.
“Djemtë bënë një ndeshje shumë mirë, jo vetëm në nivel luftarak, por edhe në atë futbollistik. Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit në 90 minuta. Fitorja ishte shumë, shumë e rëndësishme për rrugën në të cilën jemi”, tha trajneri Nuri Sahin.
Ky i fundit ka qenë në prag të shkarkimit, por mund të marrë disi frymë lirisht. “Mënyra se si u sakrifikuan, guximi me të cilin luajtën, ishte shumë e bukur. I kuptoj kritikat, por jo të gjitha janë të drejta karshi meje dhe skuadrës”, tha Sahin.
“E kuptoj gjithçka rreth futbollit, por kemi bërë edhe ndeshje të mira. Kur firmosa kontratën këtu, e dija se do të isha në qendër të vëmendjes. Tani të vijojmë kështu edhe pse nuk kemi shumë kohë të përgatitemi për sfidën e radhës”, tha Sahin.