Mposhti Sterling dhe Kane, ylli i Liverpool shpallet lojtari anglez i vitit

14 Janar 2020
18:15

Mesfushori i Liverpool Jordan Henderson është shpallur lojtari anglez i vitit duke ia kaluar Raheem Sterling dhe Harry Kane.

29-vjeçari ka luajtur shtatë herë me Tre Luanët gjatë vitit të kaluar dhe ishte një prej lojtarëve kyç në kualifikueset e Euro 2020 teksa Anglia siguroi një biletë për kompeticionin e verës së ardhshme.

Ish-lojtari i Sunderland ka shijuar një vit 2019 të madh, duke fituar Champions League me klubin e tij, si dhe Kupën e Botës për klube.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit