Mr. Champions League, “heroi” i Bayernit shpallet më i miri i javës!

23 Tetor 2020
18:38
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen fitoi 4-0 kundër Atletico Madridit. Ekipi gjerman triumfoi me një Coman në superformë, pasi shënoi 2 gola dhe dhuroi një asist.

Lojtari francez u shpall si futbollisti më i mirë i ndeshjeve të para të grupeve. Ai dhuroi një paraqitje fantastike dhe duket se e dashuron kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Coman i dha trofeun ekipit gjerman dhe në finalen kundër PSG. Ai shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 në ndeshjen finale kundër francezëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit