Mrekulli në transfertë, City përmbys Wolves me gola të dy mbrojtësve

20 Tetor 2024
17:11
Telesport
back button

Manchester City sot itoi me përmbysje kundër Wolves (2-1) në javën e nëntë të Premier League.

Skuadra pritëse kaloi në avantazh që në minutat e para të ndeshjes, duke shënuar me Jorge Strand Larsen. Miqtë u gjendën të papërgatitur, por reaguan shpejt.

Në minutën e 38-të City barazoi me një gol fantastik nga mbrojtësi Josko Gvardiol. Guardiola u mundua që të freskojë ekipin në pjesën e dytë me zëvendësime dhe dolën të qëlluara, sepse skuadra rriti ritmin.

Në aksionin e fundit, një tjetër mbrojtës do të shkruante fatin e takimit. John Stones arriti të shënojë me kokë në frymën e fundit, duke realizuar përmbysjen.

Me këtë fitore, City e gjen veten kryesues me 20 pikë, në pritje të takimit Liverpool-Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit