Muller, askush tjetër në historinë bavareze si ai. Vendos rekordin e pabesueshëm te Bayern Munich

2 Shtator 2024
13:17
Alfred Lleshi
back button

Askush si Thomas Muller në historinë e Bayern Munich. Jo vetëm për 12 “Meisterschale”, 6 Kupat e Gjermanisë, 8 Superkupat e Gjermanisë, dy Ligat e Kampionëve apo dy Kupat e Botës për Klube, por edhe për përkushtimin, qëndrimin, dëshirën për t’u përmirësuar. Dhe për të mos u ndalur kurrë.

Që nga dita e djeshme, sulmuesi gjerman ka hyrë përfundimisht në analet e klubit bavarez. Duke zëvendësuar Michael Olise në pjesën e dytë, në ndeshjen kundër Freiburgut, Muller u bë lojtari me më shumë paraqitje për Bayern Munich: 710 të tilla.

Që nga dita e debutimit më 2008 u deshën 16 vite për ta kapërcyer rekordin e mëparshëm. Ai e kaloi Sepp Maier, i cili kishte luajtur në Bavari në vitet ’60 dhe ’70 kur shënoi golin e 709-të.

Dje, Müller e festoi këtë moment historik të pabesueshëm prej 710 ndeshjesh të luajtura me një gol të mrekullueshëm. I shërbyer në zonën e penalltisë, gjermani realizoi pas një kontrolli të klasit të lartë të topit. Nga ndeshja e ardhshme ai do të mund ta përmirësojë edhe më tej këtë rekord.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit