Muller e kritikoi, Kimmich i përgjigjet “flakë për flakë:: Gabimi im nuk çoi drejtpërdrejt te goli

9 Tetor 2024
8:12
Alfred Lleshi
back button

Atmosferë e tensionuar te Bayern Munich? Pas ndeshjes së fundit në Bundesligë kundër Eintracht Frankfurt, veterani Thomas Müller e konsideroi si “jo inteligjent” veprimin e Joshua Kimmich, i cili shkaktoi humbjen e topit, përpara se të barazohej 3-3 rezultati nga kundërshtari.

Fjalëve të ashpra, të cilave iu përgjigj menjëherë 29-vjeçari, i cili është edhe pjesë e kombëtares, duke i komentuar kështu kritikat: “Është e rëndësishme të jemi gjithmonë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin, Thomas është i tillë. Nuk është se humbja ime e topit çoi drejtpërdrejt në një gol, gjithmonë mund të ndjekësh qasje të ndryshme për të marrë vendime në fushën e lojës. Ndonjëherë merr vendime të mira, ndonjëherë të këqija”.

Müller tha për DAZN, pas ndeshjes së të dielës: “Ai (Kimmich) dribloi në një hapësirë ​​të ngushtë. Mund të thuash se kjo nuk është domosdoshmërisht ajo që duam. Sado e ngushtë të jetë hapësira, ne duam të luajmë në tërë fushën”. Pas humbjes së topit nga mesfushori bavarez, Omar Marmoush shënoi gol në minutën e katërt të kohës shtesë, duke barazuar përfundimisht 3-3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit