Müller rrëfen eksperiencën me Guardiolën: Na shkelmonte në by**ë çdo seancë stërvitore…

29 Mars 2021
14:03
Alfred Lleshi
back button

Thomas Müller rishikon karrierën e tij në një intervistë për “Daily Mail”. Sulmuesi i Bayern Munich foli për gjithçka dhe të gjithë. Nga presioni që lojtari ndjente në kohën e trajnerit Guardiola, i cili ka lënë gjurmë të thella tek ai profesionalisht.

Sulmuesi bavarez shpjegon metodën e punës së Pep, se si i përgatit skuadrat e tij, se si kujdeset edhe për detajet më të vogla, si i motivon lojtarët etj. Kujtojmë se Guardiola mori drejtimin e bavarezëve direkt pas “tripletës” së Jupp Heynckes:

“Heynckes kishte dalë në pension dhe Pep u përpoq me gjithçka që të kishte sukses. Kështu që nuk kishim kohë të pushonim në fitoret tona, sepse Guardiola na jepte shkelma bythës në çdo seancë stërvitore. Ai dëshironte t’u tregonte të gjithëve se suksesi nuk ka fund. Pep gjithmonë kishte një plan me ne. Pas 10 minutash stërvitje kishim edhe katër apo pesë plane të ndryshme, ai do të ndryshonte gjithçka. Guardiola, duke studiuar kundërshtarin, do të mendonte: Oh, plani im i parë nuk ishte aq i mirë, ose plani im i parë nuk funksionoi”.

Müller thekson taktikat dhe stilin e lojës, që Pep injekton në ekipet e tij: “Nuk e di situatën te Manchester City tani, por në kohën tonë, Guardiola thoshte: Unë do të të dërgoj në zonën kundërshtare dhe pastaj duhet të më tregosh talentin dhe nuhatjen tënde për golin. Prandaj, planifiko dhe përgatit gjithçka për rreth 20 metra larg portës kundërshtare. Aty kishim lojtarë si Ribery, Robben, Mario Gómez, Mandzukic, Goetze, unë, Douglas Costa… Pep na thoshte shpesh: Unë do t’ju çoj deri atje, pastaj duhet të bëni pjesën tjetër të punës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit