“Mund të dalim nga kjo situatë”, Fonseca: Fati im nuk varet nga derbi

21 Shtator 2024
15:03
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Milan-it, Paulo Fonseca, ka folur në konferencë për shtyp në prag të derbit të kampionatit kundër Inter-it:

“Ka zhgënjim të madh, por ndërgjegjësim për të qenë të bashkuar për të dalë nga kjo situatë. Ekipi e kupton momentin, ne punojmë për të bërë më mirë dhe zgjidhja është të punojmë”.

– Ndeshja më e ndërlikuar?

“Ne do të luajmë kundër një ekipi shumë të fortë, por është e rëndësishme për ne. Më pëlqen të shoh gjithmonë pozitiven, kemi shumë për të fituar nesër. Duhet të mendojmë pozitivisht, se çfarë mund të fitojmë nëse luajmë një ndeshje të mirë”.

– Sa varet e ardhmja juaj nga derbi?

“Nuk e mendoj, sinqerisht. Më e rëndësishmja është skuadra dhe ndeshja kundër Interit, fokusohem në atë që kontrolloj, pra punën time, përgatitjen e ndeshjes dhe ekipit”.

– A e ritheksoi Ibrahimovic besimin e tij tek ju?

“Gjithmonë kam ndier besim në punën time nga klubi, asgjë nuk ka ndryshuar tani. Ibra ishte këtu, por është normale: ishte si herët e tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit