“Mund të ndodhë më shpejt nga sa mendohet”, befason Lukaku: Mjaft i hodhët benzinë zjarrit

6 Qershor 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Napoli po mendon për Romelu Lukakun, të cilin Conte e njeh shumë mirë, por belgu ka folur për të ardhmen nga grumbullimi i kombëtares së tij dhe ka shpjeguar se mund të rikthehet shumë shpejt tek Anderlecht.

I intervistuar nga RTL Sports, ish-sulmuesi i Roma-s deklaroi: “Ai rikthim do të ndodhë patjetër, shumë më shpejt nga sa mund të mendoni”.

Lukaku ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026. Duke folur për të ardhmen dhe dëshirën për t’u rikthyer në Belgjikë, sulmuesi shtoi: “Më mungon nëna ime, fëmijët e mi. U largova nga vendi im në moshën tetëmbëdhjetë vjeç”.

Jo vetëm e ardhmja. Ish-lojtari i Roma-s ka folur edhe për çështjen  Courtois, të cilin Tedesco nuk e grumbulloi për Kampionatin Europian:

“Kam folur me të dy dhe të dy e dinë se çfarë mendoj unë, por tani ajo që ka rëndësi është kombëtarja dhe e ardhmja.

“Ne duhet të mbështesim lojtarët që janë këtu dhe që kanë bërë një punë të mirë. Unë u kërkoj mediave të mos i hedhin benzinë zjarrit. Le të ecim përpara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit