“Mund t’ia dalin”, Nagelsmann zbulon dy lojtarët e Gjermanisë që mund të fitojnë Topin e Artë

8 Shtator 2024
9:46
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann beson se Jamal Musiala dhe Florian Wirtz kanë potencialin për të fituar Topin e Artë.

Ai lavdëroi dyshen dhe theksoi partneritetin dhe përmirësimin e tyre në vitet e fundit.

Gjermania mundi Hungarinë 5-0 në ndeshjen e Nations League në Merkur Spiel Arena të shtunën, më 8 shtator.

Musiala dha tre asiste dhe shënoi një gol ndërsa Wirtz dha një asist. Pas ndeshjes, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann tha për dyshen:

““Kur të dy janë në formë është e vështirë për kundërshtarët, ata janë jashtëzakonisht të mirë. Këta janë dy futbollistë – kur lidhen me njëri-tjetrin, është shumë, shumë bukur për t’u parë.

“Jamal tashmë ka pësuar një transformim të madh në vitin e kaluar për sa i përket pranisë së tij në zonën e rreptësisë. Ishte fenomenal”.

Nagelsmann shtoi:

“Të dy (Musiala edhe Wirtz) kanë potencialin për të fituar Topin e Artë”.

Wirtz është nominuar për Topin e Artë 2024 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusen.

Ai shënoi 18 gola dhe dha 20 asiste në 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa fitoi Bundesliga-n dhe Kupën e Gjermanisë pa humbur asnjë ndeshje.

Musiala, megjithatë, nuk është nominuar për çmimin këtë vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit