Mundën Juven 2-0, riaktivizohet premtimi i bujshëm i Berlusconit për lojtarët: Do t’ju sjell një autobus me pro*tituta

31 Janar 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Në dhjetor 2022, Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe pronari i Monza, iu premtoi lojtarëve të tij një “autobus me prostituta” nëse ata mundnin të mëdhenjtë e Serie A. “Ne kemi gjetur një trajner (Raffaele Palladino) i cili është i mirë, miqësor dhe i aftë për të stimuluar djemtë tanë.

Unë gjithashtu iu kam dhënë lojtarëve motivim shtesë. Iu kam thënë atyre se nëse mposhtim Milanin, Juventusin… një nga këto klube të mëdha, do t’iu dërgoj atyre një autobus plot me prostituta në dhomën e zhveshjes”, – tha Berlusconi në një video të regjistruar në darkën e Krishtlindjeve të ekipit të tij, që bëri xhiron e botës.

Fjalët e Berlusconit u kritikuan gjerësisht dhe ish-pronari i Milanit u mbrojt duke u justifikuar se ishte “një shaka e thjeshtë në garderobë”, duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë për “mungesën totale të humorit” që e sulmuan atë “aq kot”.

Por fitorja e Monza 2-0 (shënuan Dany Mota dhe Patrick Ciurria) ndaj Juventusit të fuqishëm ka ringjallur premtimin e vjetër të Berlusconit: “Më kanë telefonuar tashmë mbi 100 persona dhe më kërkojnë të përmbush angazhimin tim…”, – ka thënë Silvio Berlusconi, sipas “La Repubblica”, për premtimin e tij për t’u sjellë lojtarëve një “autobus me prostituta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit