Mundi City dhe Real, trajneri Flick shijon momentin: Skuadra është përmirësuar ndjeshëm, jam optimist

5 Gusht 2024
8:21
Telesport
back button

Barcelona e trajnerit gjerman Hansi Flick mposht Real Madrid në një miqësore gjatë turneut të zhvillua në Amerikë. Suksesi i dytë i ekipit “blaugrana”, pas fitores së arritur me penallti në provën e parë ndaj Manchester City. Në fund të ndeshjes trajneri u shpreh i kënaqur.

E dija se çfarë ishte “El Clasico” dhe ishte shumë bukur të luaja kundër Real Madrid. Edhe sot, kur e gjejmë veten duke u mbrojtur shumë poshtë, bëhet një problem, por ne bëjmë mirë presing dhe synimi është ta bëjmë këtë në të gjithë fushën e lojës”, tha Flick.

Krahasuar me ndeshjen e parë, skuadra është përmirësuar, përveç problemit të mbrojtjes shumë larg. Është shumë bukur të shohësh se çfarë bëjmë kur kemi topin“, tha Flick, që zbuloi edhe disa mangëzi.

Në disa situata ne u kthyem shumë prapa dhe nuk i vumë presion kundërshtarit që kishte topin. Nuk e dua këtë dhe është problem. Duhet të fokusohemi në këtë dhe shtyjmë për 90 minuta”, tha trajneri i Barcelona.

Blaugrana është një skuadër që vlerëson shumë të rinjtë që Flick solli me vete në Amerikë: “Është fantastike të kesh këta lojtarë 16, 17, 18-vjeçarë. Ishte një mundësi e mirë për ta, për të treguar çfarë mund të bëjnëPau Victor? Dy ndeshje dhe tre gola, jo keq. Ai di të shënojë dhe kjo është e mirë për një sulmues. Dera është gjithmonë e hapur për ekipin e parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit