Mundja zhgënjen edhe në Bullgari, Ndregjoni e Kerepi nuk kapin dot Olimpiadën

10 Maj 2021
9:42
Telesport
back button

Pas Europianit të mundjes, të zhvilluar dy javë më parë në Poloni, edhe turneu kualifikues për në Lojërat Olimpike Tokio 2020” i organizuar këtë fundjavë në Bullgari, nuk ka sjellë asgjë pozitive për mundësit shqiptarë.

Në turneun e organizuar në Sofie, me pjesëmarrës nga e gjithë bota, morën pjesë edhe dy mundës nga Shqipëria: Vilson Ndregjoni në peshën 65kg dhe Paris Kerepi në peshën 125kg. Të dy garuan në stilin e lirë.

Ndregjoni u eliminua që në raundin kulifikues, ku u mund 7-1 nga kolumbiani Euclides Cuero Muniz në sfidën e parë në këtë turne. Ndërsa Kerepi pati një aventurë disi më pozitive.

Në raundin kualifikues, Kerepi fitoi 4-1 ndaj austriakut Johannes Ludescher, duke avancuar në 1/8. Në duelin e radhës ai u mund 3-0 nga venezueliani Jose Daniel Diaz Roberti, duke i thënë “lamtumirë” turneut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit