Pas kryesimit në La Liga skuadra e Barcelonas po gjen ritmin e duhur edhe në Champions League, pasi ndodhet mes tetë skuadrave që kualifikohen direkt. Katalanasit mezi presin rikthimin në fushë të Lamine Yamal, i dëmtuar.
Duket se të gjithë e ndjejnë mungesën e talentit 17-vjeçar, siç konfirmnohet nga Pedri: “Sa herë që rezultatet tona nuk janë të mira njerëzit përpiqen të gjejnë ndonjë justifikim”.
“Eshtë e qartë se Lamine është një futbollist që na jep shumë me praninë e tij në fushë, sidomos në lojën një kundër një, në asist the gola. Na mungon, por duhet të mësohemi të luajmë edhe pa të”, shtoi Pedri.
Në fund, mesfushori spanjoll pranon se skuadra katalanase mund të luajë edhe fitojë edhe pa të: “Do të na duhet të luajmë ndeshje edhe pa të për shkak dëmtimi. Kemi një ekip që ka kapacitete për t’ia dalë mbanë cdo situate”.