Mungon vetëm zyrtarizimi. Tottenham rrëmben Richarlison për shumën e bujshme

30 Qershor 2022
10:40
Alfred Lleshi
back button

Richarlison është planifikuar t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Brazil sot, pasi Tottenham Hotspur arriti një marrëveshje në parim me Everton për nënshkrimin e tij, bën me dije “The Athletic”.

Bisedimet mes Tottenham dhe Everton do të vazhdojnë sot për çmimin përfundimtar të Richarlison. Në varësi të këtyre bisedave, Tottenham pritet të paguajë një shifër prej 50 milionë £ për Richarlison.

Skuadra e Londrës veriore mund të paguajë një shtesë prej 10 milionë £, duke e përmbyllur operacionin me tarifën totale rreth 60 milionë £. Kushtet personale me lojtarin besohet se janë “kopsitur” tashmë.

“The Athletic” raportoi interesimin e Tottenham për Richarlison në fillim të këtij muaji. Braziliani është tek Evertoni që nga viti 2018, por tani shpreson të testojë veten në skenën evropiane.

Tottenham do t’i jepte atij mundësinë për të luajtur në Champions League. Richarlison, i cili ka luajtur 36 herë me kombëtaren e Brazilit, ka shënuar 53 gola në 152 ndeshje, që kur u bashkua me Everton nga Watford (për 51 milionë £.

Ai shënoi 10 gola në 30 ndeshje në Premier League sezonin e kaluar, duke e ndihmuar Everton të qëndrojë në elitën e futbollit anglez. Richarlison do të ndjekë Yves Bissouma, Fraser Forster dhe Ivan Perisic, për t’iu bashkuar Tottenhamit përpara sezonit të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit