“Muri i verdhë do të jetë një frymëzim sot për t’u kualifikuar më tej në Champions”

13 Mars 2024
9:19
Telesport
back button

Faza e 1/16 të Champions League mbyllet sot, ku një ndeshje interesante është ajo mes Borussia Dortmund dhe PSV. Sfida e parë në Holandë u mbyll në barazim 1-1, ndaj verdhezinjtë shpresojnë që në fushën e tyre të fitojnë dhe të kualifikohen në çerekfinale.

Trajneri i Borussia, Edin Terzic, kërkon ndihmën e tifozerisë për të arritur objektivin: “Muri i verdhë është i jashtëzakonshëm, por të gjithë tifozët tanë e bëjnë këtë një stadium të mrekullueshëm. Ne mund të llogarisim në mbështetjen e tyre”.

Nëse të gjithë qëndrojmë të bashkuar, jemi të guximshëm dhe pozitivë së bashku me tifozët tanë të mëdhenj, është më e lehtë të luajmë mirë dhe është më e vështirë për kundërshtarin. Ne duam t’u demonstrojmë të gjithëve se duam të shkojmë në raundin tjetër“, tha Terzic.

Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të kualifikohemi. Kemi disa probleme me mbrojtësit e qendrës, por do t’ia dalim mbanë. Mats Hummles ka shumë mundësi që sot të jetë titullar”, tha Edin Terzic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit