Sulmuesi i Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi, është në bisedime për një rikthim te Fenerbahce, aty ku ka shkëlqyer më parë perpara se te shkonte ne Serie A te Lazio. Sipas portalit turk “Aspor“, Muriqi që ka kontratë me Mallorcan që zgjat deri në vitin 2027, mund të zëvendësojë Youssef En-Nesyri.
Kjo pasi sulmuesi maroken pritet të transferohet në Arabinë Saudite gjatë janarit. Fenerbahçe pritet të përfitojë midis 30 dhe 35 milionë euro nga shitja e En-Nesyrit dhe planifikon të shpenzojë 10 milionë euro për transferimin e Muriqit, sipas “Aspor”.
Muriqi, i cili luajti për Fenerbahcen nga 2019 deri në 2020, pati një paraqitje të shkëlqyer në Turqi. Në këtë sezon me Mallorcan, ai ka realizuar tre gola dhe ka ofruar dy asistime në 14 ndeshje në La Liga.