Musiala befason klubin: “Kush tha se dua rritje rroge? Më mjafton blerja e Olise”

25 Shtator 2024
15:39
Telesport
back button

Bayern Munchen është surprizuar nga ylli i skuadrës, Jamal Musiala. Pavarësisht thashethemeve të javëve të fundit, duket se rinovimi i gjermanit në Allianz Arena është një gjë thuajse e kryer.

Gjatë bisedave për kontratën e re të mesfushorit ofensiv, Bayern i ka dhënë disa argumente lojtarit. Së pari, drejtuesit i kanë garantuar se ai do të jetë pasuesi i drejtpërdrejtë i Thomas Muller në pozicionin pas sulmuesit dhe vendi i titullarit nuk diskutohet.

Së dyti, i kanë garantuar se do të jetë fytyra e skuadrës, madje edhe si imazh për marketingun ndërkombëtar të klubit. Së treti, i është ofruar rritje e ndjeshme page, më shumë se dyfish. Musiala aktualisht paguhet 4,5 mln euro neto në vit. Me kontratën e re, ai do të paguhet 10 mln euro neto në vit.

Arsyeja pse Bayern është befasuar gjatë bisedimeve është reagimi i lojtarit, kur kanë nisur diskutimet për pagën. Musiala është shprehur se paga nuk është temë e rëndësishme për diskutim. Synimi i tij është të fitojë “Topin e Artë” dhe i duhet një skuadër kompetitive.

Ai ka shtuar se blerja e Olise e ka bindur se Bayern është në rrugën e duhur. “Sa më shumë të luajmë bashkë, aq më shumë do të njihemi”, tha gjermani në fundjavë. Olise ka rezultuar blerje e shkëlqyer në Mynih dhe lidhja e fortë me Musialën i ka dhënë një asist klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit