Pas Wirtz ishte radha e Jamal Musiala. Talenti i Bayern Munich, lindur më 2003, foli në konferencën për shtyp nga grumbullimi i kombëtares gjermane. Veç fokusit te ndeshja hapëse e Europianit kundër Skocisë, iu përgjigj edhe thashethemeve të transferimit, të publikuara vazhdimisht nga mediat. Nuk foli aq shumë për të ardhmen e tij, por për bashkëlojtarin në kombëtare, Florian Wirtz, yllin e Bayer Leverkusen, duke pasur parasysh interesin e qartë të klubit bavarez për të.
A po e zbulon Wirtz dëshirën e tij për ndryshim klubi? “Ne kemi thënë shpesh se na pëlqen të luajmë së bashku, në stërvitje dhe në ndeshje. Është e drejtë të thuhet se tashmë kemi bërë shaka që herët a vonë do të donim të luanim për të njëjtin klub. Sidoqoftë, padyshim që e ardhmja në futboll nuk mund të parashikohet kurrë”, – u përgjigj Musiala, duke lënë një atmosferë misterioze rreth kësaj çështjeje.
Për momentin mesfushori sulmues 21-vjeçar stërvitet nga Xabi Alonso, është i lidhur me kontratë deri më 30 qershor 2027 me kampionët e Gjermanisë. Vlera e tij aktuale në treg e tejkalon tavanin e 100 milionë eurove. Me pak fjalë, nëse Bayern Munich dëshiron të nënshkruajë me lojtarin e madh të Leverkusenit, do të duhet të paguajë një shumë faraonike.