Musiala mbi të ardhmen: “Nuk dua të flas tani për kontrata, por një gjë mund ta them…”

12 Nëntor 2024
21:52
Telesport
back button

Jamal Musiala, kampioni që mban fanelën e Gjermanisë dhe Bayern Munich, ka folur në një konferencë për shtyp para angazhimeve të tij me kombëtaren, duke ndalur te ajo që i mungon për të fituar Topin e Artë: “Për mua është gjithmonë e rëndësishme të bej një hapi përpara.

E bëra sezonin e kaluar, bëra një hap përpara, por ndoshta golat dhe asistimet më munguan pak, ka të bëjë me punën për t’u përmirësuar dhe per te mbajtur në formë trupin për të luajtur sa më shumë ndeshje dhe për të dhënë më të mirën time.

Paul Wanner do të zgjedhë Austrinë apo Gjermaninë?
“Është e rëndësishme që Paul të marrë kohën e tij dhe të mos i kushtojë shumë rëndësi asaj që thonë mediat. Ai duhet të vendosë vetë. Por padyshim që unë do të doja ta kisha këtu me ne. E njoh prej një kohe dhe E di se sa lojtar i mirë është”.

A ka ndonjë lajm në lidhje me kontratën e re me Bayern Munich?
“Nuk mund të them shumë për temën e kontratës. Fokusi im është te kombëtarja dhe tani për tani dua të përqendrohem në ndeshjet ndërkombëtare. Por jam i lumtur në Mynih.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit