Një sezon pa trofe nuk i përshtatet kalibrit të një klubi elitar si Bayern Munich, veçanërisht duke parë atë që arriti Bayer Leverkusen i Xabi Alonso, që fitoi kampionatin dhe Kupën. Për sulmuesin Jamal Musiala, nga sezoni i ardhshëm do të ketë një kthesë në çdo drejtim.
“Ne jemi shumë të motivuar. Sezonin e kaluar nuk fituam asnjë titull dhe nuk duam të përsërisim përvojën e hidhur. Të gjithë këtu janë fitues, ne duam të fitojmë tituj. Nëse nuk jemi 100% gjatë gjithë sezonit dhe nuk japim gjithçka në çdo ndeshje, nuk do t’i arrijmë qëllimet tona”, tha Musiala.
Më tej, talenti 21-vjeçar shtoi: “Nëse jemi të gjithë të pranishëm si skuadër, do të bëjmë përparim në lojë pas çdo ndeshje. Ne duhet të shikojmë veten, thjesht të jemi më të mirë dhe të bëjmë gjërat që duam të bëjmë dhe të bëjmë hapa përpara. Kështu që kur të luajmë kundër Leverkusen të jemi në nivel të mirë”.
Për sa i përket golave që do të dëshironte të arrinte personalisht, Musiala deklaroi: “Dua të vazhdoj të shënoj gola dhe të mbledh asistime. Gjithsesi, unë dua ta ndihmoj skuadrën të fitojë tituj”.