Musiala sfidon Real dhe Mbappe: Askush nuk është i pamposhtur në Champions League

17 Korrik 2024
12:39
Telesport
back button

Jamal Musiala nuk vendos kufij për sa i përket objektivave të sezonit të ri 2024-2025. Mesfushori gjerman i Bayern Munich, pas përfundimit të Euro 2024, foli në një intervistë për Bild, për pritshmëritë e tij dhe të bavarezëve në kampionat e Europë.

Skuadra do të drejtohet nga Vincent Kompany, që zuri vendin e Thomas Tuchel. Musiala, mesfushori-sulmues 21-vjeçar, nuk i frikësohet askujt, madje as Real Madrid, që i eliminoi në gjysmëfinale dhe fitoi për të 15-tën herë Champions League. “Të fitosh Champions League me Bayern nuk është e pamundur sepse asnjë ekip nuk është i pamposhtur”, tha Musiala.

Në lidhje me pathyeshmërinë e “los blancos”, që sezonin e ardhshëm do të kenë edhe Kylian Mbappe në sulm, talenti gjerman shton: “Nuk do të shkoja të luaja një ndeshje kundër Real duke menduar se nuk kemi asnjë shans për fitore. Ne kemi cilësinë dhe ekipin me të cilin mund të konkurrojmë për të fituar Ligën e Kampionëve”.

Dua të bëj gjithçka që është e mundur për të rikthyer trofeun e Champions League në Mynih, mundësisht në finalen në Allianz Arena në vitin 2025. Por, për këtë duhet së pari të ndërtojmë një ekip që ka kimi mes lojtarëve. Tani jami duke u mësuar me idetë e reja dhe sistemin e ri të të lojës që ka Vincent Kompany”, tha Musiala.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit