Jamal Musiala sigurisht që po e rrëmben vëmendjen në Europianin e Gjermanisë. Mesfushori-sulmues i lindur në vitin 2003 po i mrekullon tifozët me lojëra të rafinuara dhe driblime dehëse. Momentalisht, djaloshi i lindur në vitin 2003, në pronësi të Bayern Munich, po shijon momentin personal dhe atë të kombëtares, me trajner Julian Nagelsmann, zyrtarisht të kualifikuar në 16-she të “Euro 2024”.
Pyetjes “a ka ndonjë futbollist të ri në botë, që e admironi tani”, të shtruar nga ESPN UK, lojtari 21-vjeçar iu përgjigj me një buzëqeshje në fytyrë, teksa mendon se skena e futbollit është plot me talente: “Shumë lojtarë të rinj po bëjnë mjaft mirë tani.
Sigurisht që është Jude (Bellingham), i cili po bën gjëra të habitshme me Real Madridin. Është Pedri, i cili mendoj se është një lojtar fantastik. Ka shumë, madje edhe Saka i Arsenalit. Janë emra që nuk më vijnë ndërmend për momentin, por i shihni të gjithë duke bërë mirë”.