Mustafi shpërthen ndaj sondazhit: Nuk jam mbrojtësi i dytë më i keq në botë!

8 Tetor 2019
22:31
back button

Shkodran Mustafi nuk e pranon rezultatin e sondazhit të tifozëve të cilët e kanë votuar si mbrojtësin e dytë më të dobët në botë dhe thotë se kritikat ndaj tij janë bërë irracionale.

Fituesi i Kupës së Botës është renditur në vend të dytë, pas Phil Jones të Manchester United, në një sondazh të Marca-s ku kanë vituar 150,000 persona.

“Nuk jam mbrojtësi i dytë më i keq në botë. Unë i pranoj kritikat, por ato janë bërë irracionale. Tifozët e Arsenalit më fajësojnë për një humbje ku unë nuk kam luajtur fare.”

Mustafi e ka humbur vendin e titullarit këtë sezon nën drejtimin e Unai Emery.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit