“Mutacioni” fizik i Pedrit pushton rrjetet sociale, ja si u tjetërsua 19-vjeçari i Barcelonës

6 Korrik 2022
12:23
Alfred Lleshi
back button

Pedri González kaloi testet mjekësore parasezonale te Barcelona. Krahasimi i ndarë nga ‘Míster Seitán’ në Twitter për ndryshimin fizik të mesfushorit 19-vjeçar, që nga ardhja e tij te Barça në vitin 2020, u komentua shumë në rrjetet sociale.

Luis F. Rojo shpjegoi në një raport të gjerë të publikuar në MARCA detajet e punës fizike për ndërtimin e Pedrit të ri. Mesfushori përfitoi nga pushimi prej dëmtimit (çarje në bicepsin femoral të këmbës së majtë) për të punuar shumë në aspektin e tij fizik.

Në ata tre muaj e gjysmë ai pati kohë të bollshme për këtë. Një nga synimet që i vendosi vetes ishte rritja e peshës dhe vëllimit të muskujve. Sigurisht, pa humbur shpejtësinë dhe fleksibilitetin, që ai kishte treguar tashmë në vitin e tij të parë blaugrana.

Ai punoi tërësisht me trajnerin personal, njëlloj si Ferran Torres, gjithashtu edhe me trajnerët fizikë të klubit. Mirëpo, koha shtesë që ka kaluar në shtëpi, ku ka një palestër, ka dhënë rezultat të kënaqshëm.

Deri në shkurt të vitit 2022, Pedri shtoi katër kilogramë dhe mbi të gjitha shumë vëllim në pjesën e sipërme të trupit, krahëve dhe shpatullave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit