Myrto Uzuni qëndron në La Liga, ja klubi që e kërkon

2 Maj 2024
18:35
webdev
back button

Teksa ky sezon është drejt fundit, në zyrat e Las Palmasit po punojnë për projektimin e skuadrës që do të bëhet për vitin e ardhshëm.

Klubi spanjoll pothuajse e ka siguruar qëndrimin në La Liga dhe kjo situatë i jep mundësinë drejtuesve të mendojnë për një ekip edhe më të fortë për sezonin që do të vijë.

Në listën e Las Palmas disa emra titullarësh, por edhe për në stol, po shfaqen. Një emër që po forcohet është ai i Myrto Uzunit.

I blerë nga Granada në vitin 2022 për katër milionë euro dhe me kontratë deri në vitin 2026, e ardhmja e tij mund të jetë larg Granadas për shkak të rënies së afërt të ekipit bardhekuq një kategori më poshtë.

Një lojtar me finalizim të tillë ku në këtë sezon ka shënuar gjithsej 11 gola dhe në atë të mëparshmin ka shënuar 23, janë numra që rrisin çmimin e sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit