“Na vinte turp nga sjellja e Federer”

19 Gusht 2019
14:47
Telesport
back button

Gjatë një interviste të dhënë së fundi për mediat zvicerane, Robert Federer, babai i tenistit Roger Federer, ka rrëfyer se tenisti që shohim sot në fushë, një model për të gjithë, dikur ka qenë ndryshe. Sipas Robert, me kalimin e viteve Roger është bërë më i shtruar, por dikur gjërat kanë qenë ndryshe.

Kur luante, kuptohej se Roger kishte premisa për t’u bërë tenist i madh. Gjithsesi, kur gjërat shkonin keq ai mërzitej e inatosej shumë. Hera-herës, unë dhe bashkëshortja ime Lynette na vinte zor nga sjellja e tij. E merrnim mënjanë dhe i thonim se nuk do ta shoqëronim nëse do të sillej në atë mënyrë”, tha Robert Federer.

Nuk donim që para miqve tanë të bënim figurë të keqe kur ai sillej në atë mënyrë. Ndërsa Lynette, kur Roger ishte adoleshent, e këshillonte që të kontrollonte veten dhe të ishte gjakftohtë, pasi sjelljet e tij negative ndihmonin rivalët që ta mundnin. Gjithsesi, Roger u përmirësua edhe falë trajnerit të tij Severin Ruthi”, tha babai i Roger Federer.

Federer me prinderit e tij

Lajme të tjera

Lajmet e fundit