Nacho tregon zgjedhjen e tij “arabe”: “Nuk ka një motiv të caktuar! Kishte ardhur momenti sepse…”

27 Qershor 2024
19:51
Telesport
back button

Nacho Fernandez është një lojtar i ri i Al Qadsiah. Lajmi i zbardhur zyrtarisht pak orë më parë konfirmoi thashethemet që dolën ditët e fundit: mbrojtësi spanjoll ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe do të luajë në skuadrën e trajnerit Michel.

Me rastin e konferencës për shtyp të mbajtur sot te Spanja, në mesin e Kampionatit Evropian në Gjermani, lojtari 34-vjeçar ka dashur të komentojë vendimin për t’u larguar nga Real Madridi dhe Kontinenti i Vjetër për të zbarkuar në Arabi Saudite.

“Kisha nevojë për një përvojë të re. Nuk e kisha imagjinuar kurrë të kisha një përfundim të tillë te Real Madrid (të fitoja Ligën e 15-të të Kampionëve). Ishte një vendim shumë i vështirë dhe i mirëmenduar. I thashë gruas sime se dashuria që kam përjetuar ditët e fundit është titulli më i madh i karrierës sime”, është shprehur Nacho.

“Kam qenë në kete klub gjithë jetën time. Mund të kisha duruar edhe një vit, por këtu asgjë nuk ka rëndësi përveçse të jem në nivelin më të lartë. Nuk më ka mbetur asgjë për të fituar me këtë fanellë.

Kjo nuk do të thotë që nuk kam ambicie më të gjata, e kuptoj që shumë njerëz e shohin këtë vendim të çuditshëm, dhe ky ishte shumë i paramenduar. Nuk largohem per nje motiv te caktuar.  Ndonjëherë nuk luan dhe mendon se duhet të luash dhe kjo ndikon në vendimin, por ishte më shumë kalimi i ditëve dhe muajve qe solli kete vendim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit