Nadal, Djokovic e Federer sfida të lehta, historia përsëritet për Williams e Gauff

16 Janar 2020
12:59
Telesport
back button

Në Melburn është hedhur shorti i grand slam të Australian Open, që nis më 20 janar. Edhe pse ende vijojnë ndeshjet eliminatore, gjithçka është mbyllur për sa i përket shortit. Novak Djokovic, kampion ne fuqi, do të luajë ndaj gjermanit Jan Struff. Serbi ndodhet në të njëjtën anë të tabelës me Roger Federer, që do të debutojë ndaj amerikanit Steve Johnson.

Numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal do të debutojë ndaj Hugo Dellien të Bolivisë dhe ka si rivalë të mundshëm në çerekfinale austrikun Thiem ose gjermanin Zverev.

Te femrat, interesant dueli i raundit të parë mes tenistes 15-vjeçare Coco Gauff dhe legjendës Venus Williams. Dy tenistet u përballën në raundin e parë edhe në Wimbledon 2019, me Gauff që fitoi dhe befasoi të gjithë, duke u kthyer në një fenomen botëror (vjet fitoi edhe turneun e parë në karrierë).

Kampionia në fuqi e Australian Open, japonezja Naomi Osaka, në raundin e parë do të luajë ndaj Marie Bouzkova të Çekisë, ndërsa numri 1 në botë, australiania Ashleigh Barty do të debutojë ndaj ukrainases Lesia Tsurenko. Serena Williams do të luajë ndaj ruses Anastasia Potapova.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit