Nadal godet një fëmijë dhe më pas bën gjestin e këndshëm

24 Janar 2020
11:17
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka patur një incident gjatë ndeshjes ndaj argjentinasit Federico Delbonis, në grand slam të Australian Open. Në momentet e fundit të sfidës, ai ka goditur me top një nga vajzat që mbledhin topat e lojës, e cila ishte pozicionuar pranë gjyqtarit kryesor. 

Një goditje e fortë dhe Nadal është nisur me vrap drejt vazjës së vogël për të kërkuar falje dhe për t’u interesuar për gjendjen e saj. Më pas, Nadal i dha një të puthur në faqe vajzës së vogël si dhe rripin që mban të lidhur flokët, duke fituar duatrokitjet e simpatinë e të gjithë tifozëve. Një gjest i bukur i spanjollit, pretendent për ta fituar Australian Open.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit